Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër në lagjen “Sofalia” në Prishtinë do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, nga ora 09:00 deri në 21:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga KEDS që mund të ndikojë edhe në ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm.
“Prishtinë, 22 dhjetor – Të nderuar konsumatorë të lagjes ‘Sofalia ‘ në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e nesërme, 23 dhjetor 2020, e mërkurë do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00. Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/