KEDS njofton se edhe nesër do të ketë reduktime të rrymës në disa lagje dhe fshatra në Kosovë.
Por, sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerja më e gjatë do të jetë në lagjen “Taslixhe” të Prishtinës, e cila do të mbetet 12 orë pa energji elektrike.
Kjo ndërprerje e gjatë e rrymës, sipas KEDS-it, do të bëhet për shkak të punimeve.
Orë të tëra në errësirë do të jetë edhe fshati Tërstenik i Drenasit, konkretisht vendi te Cakiqët që do të mbetet 8 orë e gjysmë pa energji elektrike.
Ky është njoftimi i KEDS-it:
Punime në projekte investive
Data e punimit: 30-09-2020
1.Në NS 110/35/10 kV Prishtina 1 të ndërprehet:
Dalja 10kV J17 Bercom (kodi: 10000011) prej orës 09:00 – 13:00
Vendet: Bercom.
Arsyeja: Selektimi i kabllove të tensionit të mesëm.
2.Në NS 110/35/10 kV Prishtina 1 të ndërprehet:
Dalja 10kV J14 Jumco(kodi: 10000004) prej orës 09:00 – 13:00
Vendet: Jumko, Zona Industriale – një pjesë.
Arsyeja: Selektimi i kabllove të tensionit të mesëm.
3.Nga NS 220/10kV Drenasi do të ndërprehet:
Dalja 10kV Gllobari 2 (Kodi: 16100028) prej orës 08:30-09:00 dhe nga 15:00 -17:00
Vendet: Tërestenik, Shtuticë, Polluzhë dhe Gllobar.
Arsyeja: Krijimi i kushteve pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.
4.Nga NS 220/10kV Drenasi do të ndërprehet:
TS 10/0.4kV Tërstenik Cakiqët (kod: 16100028121) prej orës 08:30 -17:00
Vendet: Cakiqët.
Arsyeja: Ndërrimi i ormanit, ndarësit dhe i transformotorit të ri.
5.Nga TS 35/10kV Fushë Kosova II do të ndërprehet:
TS 10/0.4kV Bardh i Madh te Sadiku (kod: 15018018063) prej orës 09:00 -16:00
Vendet: Te Sadiku.
Arsyeja: Shtrirja e kabllos nën linjën ekzistuese.
6.Nga TS 35/10kV Fushë-Kosova II do të ndërprehet:
NS 10/04kV Gërgurët (kodi: 15018018065) prej orës 09:00 deri në ora -16:00
Vendet: Gërgurët.
Arsyeja: Vendosja e shtyllave nën tension.
7.Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10kV Ballovc (Kodi: 14000008) prej orës 08:00 dhe nga 16:00
Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeqël, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica dhe Turuqica.
Arsyeja: Energjizimi i linjes se dhe trafos në kuadër të projektit Dumosh 2.
8.Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:
NS 10/04kV Ilirida 4 (Taslixhe 4) (kodi: 11000004017) prej orës 09:00 deri në ora -21:00
Vendet: Tasligje 4.
Arsyeja: Ndërrimi i kthinave 2+1 dhe i ormanit të tensionit të ulët.
9.NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
NS 10/04kV Furra Laura (kodi: 14000001004 ) prej orës 09:00 deri në ora 17:00
Vendet: Një pjesë e rr. Skënderbeu, një pjesë e Valon Hasanit.
Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri.
Punime në projekte investive
Data e punimit: 30-09-2020
10.NS 110/10 kV Prishtina 5 do të ndërprehet:
TS 10/04kV TSB Llukar ZPRR2016 (kodi: 13000004117 ) prej orës 10:30-15:30
Vendet: rr.Shefqet Krasniqi dhe rruga nëe Llukar (një pjesë).
Arsyeja: Punime në projektin PLC./Gazeta Sinjali/