Arbër Zeneli dje bëri rikthimin pas 8 muaj e gjysmë mungesë.
Në ndeshjen ndaj Monacos ai u inkuadrua në minutën e 85-të, ndërsa pati një paraqitje solide, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky është një lajm i mirë edhe për Kosovën, e cila i zhvillon ndeshjet këtë muaj në kuadër të Nations League.
Zeneli luajti edhe javën e kaluar me ekipin e rezervave të Reims për 45 minuta./Gazeta Sinjali/