Tim Krul dëshmoi se ai është mbreti i penalltive mbrëmë duke shkruar çdo rutinë të lojtarit të Tottenham Hotspur në shishen e tij të ujit.
Krul priti dy penallti ndërsa Norwich City mundi Spurs në fazën e penalltive në raundin e pestë të FA Cup të mërkurën në mbrëmje.
Janë shfaqur pamjet që tregojnë se sa elite është përgatitja e portierit holandez.
Ai pinte nga shishja e ujit të tij përpara se çdo lojtar i Spurs të gjuante penalltinë dhe komentuesit supozuan se po e bëntepër t’i hutuar kundërshtarët.
Megjithatë, Krul kishte shkruar emrat e lojtarëve të Tottenham dhe ku e kanë pozitën e preferuar që t’i gjuajnë penalltitë./Gazeta Sinjali/