image Kjo është studentja nga Shqipëria që vdiq si pasojë e COVID-19

Shqipëri

Kjo është studentja nga Shqipëria që vdiq si pasojë e COVID-19

news image

Euxhena Jorgji nga Kolonja, studente në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ka ndërruar jetë pas përballjes me COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Beteja e saj me këtë virus ishte e gjatë, por fatkeqësisht nuk ia doli. Jorgji prej 1 muaji ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, e ndërsa prej 1 jave ishte në intubim.

Siç raportohet, 22-vjeçarja vuante edhe nga kockat. 

Mësohet se ajo ka ndërruar jetë ditën e sotme, ndërsa lajmi konfirmohet edhe nga faqet lokale të rrjeteve sociale në Kolonjë.

Pak ditë më parë, edhe një 18 vjeçar humbi jetën nga virusi, duke u bërë viktima më e re në Shqipëri.

/Gazeta Sinjali/