image Kjo është shuma që Papa Françesku ka dhuruar për Shqipërinë pas tërmeteve

Ndihma/ Kjo është shuma që Papa Françesku ka dhuruar për Shqipërinë pas tërmeteve

news image

Papa Françesku ka dhuruar për Shqipërinë 100 mijë euro, pas tërmetit të fortë që goditi bregdetin verior të Shqipërisë, në zonën e qytetit të Durrësit.

Deri më tani ka dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Tërmeti la pas tij dëme të mëdha, shembje të ndërtesave dhe qindra të pastrehë dhe u ndje në zona të tjera të Shqipërisë dhe të bregdetit të Adriatikut.

Papa Françesku ka vendosur të dërgojë një kontribut fillestar prej 100,000 euro, përmes Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, për të ndihmuar popullatën në këtë fazë të menjëhershme emergjente.

Në këtë mënyrë, Ati i Shenjtë dëshiron të shprehë afërsinë e tij shpirtërore dhe mbështetjen e tij atërore ndaj njerëzve dhe territoreve të prekura. Shuma do të përdoret, në dioqezat e prekura nga tërmeti, në veprat e shpëtimit dhe ndihmës, në lidhje me Nunciature Apostolike në Shqipëri./Gazeta Sinjali/