Skuadrat në futbollin spanjoll janë duke i vuajtur pasojat e pandemisë COVID-19, shkruan Sinjali Sport.
Pas deklaratave nga klubet italiane se kanë pasur humbje të mëdha të parave, e njëjta po ndodh edhe me ato spanjolle.
Që nga marsi i vitit 2020, tifozët nuk janë pjesë e stadiumeve gjatë ndeshjeve, gjë që e ka vështirësuar punën e klubeve sa i përket financave.
Një studim i bërë nga “PricewaterhouseCoopers”, ka deklaruar se klubet e La Ligas në dy divizionet e para do të humbin rreth 1 miliard euro si pasojë e COVID-19.
Kurse, në aspektin e transferimeve, klubet spanjolle kanë shpenzuar 748 milionë euro më pak sesa sezonet e kaluara./Gazeta Sinjali Sport/