image Kjo është shtëpia ku e zhdukura në Prishtinë jetoi për tetë ditë: Nuk ka pas ushqim dhe vetëm ezanin e ka dëgjuar

Kosovë

Mister/ Kjo është shtëpia ku e zhdukura në Prishtinë jetoi për tetë ditë: Nuk ka pas ushqim dhe vetëm ezanin e ka dëgjuar

news image

Pas tetë ditëve e zhdukur, Remzije Mustafa është gjetur e gjallë mbrëmë në Prishtinë, vetëm 500 metra larg banesës së saj.

Përkundër se për të ishte kërkuar në gjithë Prishtinë, ajo nuk ishte gjetur nga askush deri mbrëmjen e djeshme. Gjatë gjithë kësaj kohe mbetet mister se si ku ka jetuar, por edhe me çfarë është ushqyer.

Megjithatë motra e saj, Ismete Mustafa, thotë se gruas së zhdukur nuk i kujtohen saktë veprimet e saj. Por thotë se nuk ka pasur ushqim gjatë këtyre ditëve.

Remzije Mustafa, kishte dalur për të shkuar në dyqan, por për shkak të reshjeve të shiut, ajo kishte ndërruar destinacion për të mos u kthyer në banesën e saj për plotë 8 ditë.

Motra e saj tregon gjendjen e Remzijes.

 “Motra nuk ka qenë mirë kohëve te fundit, vuan prej një bronhiti kronik kohë të pakohshme. Para se me fillu gjendja momentale shpirtërore e saj ka marrë gati 20 ditë antibiotik, dmth imuniteti i saj ka qenë shumë i dobët. Pas asaj ka filluar depresioni i saj do të thotë para 4 jave”, ka thënë motra e Remzijes, Ismete Mustafa.

Por pas 8 ditësh ankthi, ajo më në fund u gjet në këtë shtëpi. Në objekt nuk qëndron askush, pasi pronarët jetojnë në Angli.

Ilir Aliu, i cili këto ditë ishte në Kosovë, sipas familjarëve rastësisht ka shkuar në podrumin e shtëpisë dhe ka parë Remzijen e cila deri atë ditë cilësohej si e zhdukur.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Remzije Mustafa, qëndroi e vetme, pa bukë dhe pa e pasur idenë se çfarë dite apo ore është.

“Natën e djeshme është gjetur rastësisht, ka qenë e strehuar, sipas saj nuk ka ditë as kur është ditë as kur është natë. E vetmja gjë që i kujtohet është kur hoxha e ka thirr ezanin, atë zë e ka dëgju gjatë gjithë kohës. Për me ngrënë për fat të saj ka pas ujë në atë ambient, ajo thotë se s’ka ngrënë kurrgjë, por fuqia e Zotit bën mrekulli”, ka thënë Ismete Mustafa.

“Unë rastësisht jam taku më poshtë më të, dhe prej aty e kam shoqëruar deri në banesën e saj. Ishte pak e shqetësuar dhe më tha pse po më përcjell, unë i thash janë do qe e mos po të sulmojnë. E kam çu te banesa. Kur jam afru afër shtëpisë, e kam thirr vajzën e saj, më është lajmëruar nga Fushë-Kosova, i thash dil se e ke mamin poshtë te banesa”, ka treguar Behxhet Azemi, fqinj që gjeti Remzije, raporton T7.

Familjaret e saj, e cilësojnë si mrekulli mbijetesën e Remzijes dhe rikthimin e saj në shtëpi për çka u mobilizuan shumë persona.

Vajza e saj Anita, ka falënderuar të gjithë ata që iu ndihmuan në kërkimin e nënës së saj.

“Unë jam shumë e lumtur, shumë e lumtur tej mase që mami u kthye në shpi edhe është gjallë edhe është ashtu mirë. Unë dua t’i falënderoj krejt qytetarët e Prishtinës po edhe të Kosovës jashtë vendit, të gjithë qe më kanë thirr në telefon, qoftë edhe me më dhanë ndonjë informatë po edhe me më vet a jeni mirë edhe janë lut për neve. Dua t’i falënderoj krejt rininë, shokët e shoqet, rininë që jon dal bashkë me mu dhe kanë kërkuar deri ne orët e vona të natës”, ka thënë Anita, vajza e Remzijes./Gazeta Sinjali/