image Kjo është shpikja e re se si po merren vizat në Itali

Rajon

Kjo është shpikja e re se si po merren vizat në Itali

news image

“Në Itali është e mjaftueshme që të deklaroheni homoseksual që të merrni leje qëndrimi “.

Avokati Gerardo Cembalo shpjegon kështu, për emisionin “Stasera Italia “, mundësinë që u rekomandohet shpesh migrantëve, të cilëve u hiqet e drejta e azilit.

“Deklaratat që paraqiten me 90% janë sigurisht fiktive,” shpjegon avokati.

“Ne kemi regjistruar migrantë”, konfirmon Salvatore Simioli, sekretare kombëtare e shoqatës që mbron të drejtat e homoseksualëve.

“Dhe kjo pjesëmarrje mund të deklarohet në kërkesën e azilkërkuesit, edhe nëse nuk mund të kemi prova për homoseksualitetin e tyre,” shton ai.

Më së shumti këtë mënyrë e përdorin emigrantët që mbërrijnë në Itali nga Afrika dhe vendet e lindjes së mesme, por më herët e kanë përdorur edhe shqiptarët vevanërisht në Britaninë e Madhe./Gazeta Sinjali/