Sot në Komunën e Malishevës nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus, ndërsa një person është shëruar nga kjo sëmundje infektive, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu është bërë e ditur në raportin zyrtar për situatën epidemiologjike në këtë komunë, duke u bazuar në komunikimin e rregullt në mes të komunës dhe IKSHPK-së.
Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Malishevë që nga fillimi i pandemisë është kjo: 272 persona janë infektuar, prej tyre 235 persona janë shëruar, 24 viktima dhe raste aktive janë 13. /Gazeta Sinjali/