image Kjo është kompania që iu grabitën mbi 29 mijë euro afër ProCredit Bank në Prishtinë

Siguri

Kjo është kompania që iu grabitën mbi 29 mijë euro afër ProCredit Bank në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar për një grabitje e cila është denoncuar në Policinë e Kosovës më 7 tetor, ku një person i panjohur ka arritur që t’i grabisë rreth 29 mijë e 700 euro nga një punonjës i një kompanie, i cili kishte shkuar për t’i deponuar ato në një bankomat të bankës ProCredit në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se personi nga i cili u grabitën kjo shumë e të hollave është punëtor i kompanisë “Migros”, e cila vepron në Kosovë.

Të njëjtit sinjalizues njoftojnë se për këtë rast është i dyshuar edhe vetë punëtori i kësaj kompanie, i cili nuk kishte arritur t’i deponojë këto të holla në bankë dhe e kishte raportuar rastin në Polici.  

Sipas raportit të Policisë, në denoncimin që është bërë, thuhet se personi i panjohur kishte shkuar afër veturës së punëtorit të kësaj kompanie dhe nga mbrapa ia kishte marrë paratë.

Gazeta Sinjali e ka kontaktuar disa herë kompaninë “Migros” për të marrë më shumë informacione, por të njëjtit nuk janë lajmëruar.

Përveç tyre, Sinjali ka provuar të marrë një konfirmim zyrtar edhe nga Policia, se a është arrestuar ndonjë i dyshuar dhe cilat janë veprimet që janë ndërmarrë deri më tani por nuk ka marrë përgjigje.

/GazetaSinjali/