image Kjo është kërkesa e SHBA-së për qeverinë e re

Kosovë

Dialogu/ Kjo është kërkesa e SHBA-së për qeverinë e re

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që qeveria e re e Kosovës të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë, për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Kërkesën e SHBA-së për qeverinë e re e ka bërë të ditur një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

“Ne mirëpresim mundësinë që të punojmë me një qeveri të re pro-dialogut, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”, tha për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi janë ndërprerë qëkur Kosova u ka vënë taksë prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Ndërsa,Rezultatet preliminare e kanë nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

/Gazeta Sinjali/