I plagosuri i sotëm në Prishtinë është jashtë rrezikut për jetë, kanë bërë të ditur për Sinjalin mjekët e Qendrës Emergjente në Prishtinë.
Sipas tyre, pacienti është pranuar rreth orës 12:00 dhe ka marr plagë nga armët e zjarrit nën gju.
I riu është i moshës 20 vjeçare dhe po trajtohet ende në këtë qendër, shkruan Gazeta Sinjali.
Personi u plagos sot në lagjen “Afrim Vitija”, të kryeqytetit./Sinjali/