image Kjo është gjendja shëndetësore e personit që u plagos sonte në Gjilan

Siguri

Kjo është gjendja shëndetësore e personit që u plagos sonte në Gjilan

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi që një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas një përleshje, në lagjen “Arbëria” në Gjilan.

Në një përgjigje për Sinjalin, nga Policia e Gjilanit kanë thënë që një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur, mirëpo nuk kanë dhënë detaje.

Mirëpo Sinjali mëson që personi i plagosur është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në QKUK.

E përveç kësaj, Sinjali ka mësuar që personi që ka vdekur është Egzon Rafuna.

/GazetaSinjali/