Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat që pasqyrojnë gjendjen e vendkalimeve kufitare në Kosovë.
Bazuar në të dhënat e kësaj qendre, shihet se gjendja në pikat kufitare është mjaft e qetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ata që duan të futen në Kosovë përmes cilitdo vendkalim nuk do të presin më shumë se pesë minuta.
Ndërkaq, për të futur në territorin e Kosovës nga Serbia, përmes Merdarit, qytetarët duhet të presin deri në 30 minuta.
Ata që vendosin të hyjnë nga pika kufitare në Dheun e Bardhë do të presin deri në 15 minuta në kufi.
Në anën tjetër, qytetarët që po vijnë nga Shqipëria, përmes Vërmicës, do të duhet të presin maksimalisht deri në 10 minuta.
Në vendkalimet e tjera pritja më e gjatë është 5 minuta./Gazeta Sinjali/