Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës aktualisht po trajtohen 21 pacientë me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin, drejtori i spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala.
Siç bëhet e ditur, nga numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në këtë spital, 13 prej tyre po trajtohen me oksigjeno-terapi.
Ndërkaq 12 pacientë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë pranuar katër pacientë, kurse tre të tjerë janë liruar./GazetaSinjali/