image Kjo është gjendja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Kjo është gjendja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se në Shqipëri kanë vdekur dy persona si pasojë e COVID-19, si dhe janë shënuar 296 raste të reja.

Në njoftimin e kësaj ministrie, thuhet se janë shëruar edhe 402 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,700 që nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 205,224, ndërsa të vdekur janë 3,158 persona./GazetaSinjali/