Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një plagosje me armë zjarri e cila ka ndodhur sot në fshatin Sutesk, te Liqeni i Badovcit.
Sipas burimeve, dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë, derisa në rast dyshohet se është i përfshirë edhe një person i cili është zyrtar policor.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se dy të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim, pasi kanë pësuar lëndime trupore.
Për gjendjen e tyre kanë folur nga QKUK, mjeku kujdestar Ejup Govori ka thënë për Sinjalin se njëri nga të plagosurit ka hyrë në sallën e operacionit.
“Njëri nga të plagosurit është gati për të hyrë në sallë ndërsa tjetri është duke u pranuar, të dy janë në Emergjencë. Personat kanë lëndime në kokë ndërsa plumbat janë në pjesë e poshtme të trupit, në pjesën abdominale. Njëri i plagosur është i vitit të lindjes 1994 ndërsa tjetri 1999 ”, tha Govori.