Pasi mbeti i plagosur në atentat mësohet se 23-vjeçari, Ardit Uruçi është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Edhe pse i riu është jashtë rrezikut për jetën, është nisur drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar.
Ai ka një goditje në kokë si pasojë e një plumbi rikoshet.
Ndërkohë që ka edhe disa plumba të tjerë në këmbë.
Në këtë atentat mbeti i vrarë, miku i tij me të cilin udhëtonte në makinë, Andi Zylyfi.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Përparim./Gazeta Sinjali/