Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 24 pacientë me COVID-19. Spitali i Pejës bën të ditur se 19 pacientë janë duke u trajtuar në oksigjenoterapi dhe 6 pacientë janë në gjendje të rëndë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Aktualisht po trajtohen 24 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e Spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe janë kryer 9 operacione.