Para dy ditëve, Valdrin Mustafa, futbollisti kosovar që luan për ekipin gjerman, Hannoverin doli pozitiv në testin e bërë për koronavirus.
Ai u mbyll në karantinë në shtëpinë e tij dhe do të jetë aty për 14 ditë.
Në një prononcim për Gazetën Sinjali ai tregoi se ende është i bllokuar dhe ka dhimbje.
“Jam ende i bllokuar, fyti, kokka dhe gjoksi ende po më dhëmbin. Jam me familjen në shtëpi dhe duhet të qëndroj 14 ditë në karantinë” – tha Valdrin Mustafa.
Ai tregoi gjithashtu se dy nga anëtarët e familjes së tij kanë bërë testin për koronavirus.
“Babi dhe vëllai e kanë bërë testin, e rezultati na vjen sot ose nesër” – tregoi Mustafa për Gazetën Sinjali.
Valdrini tutje tregoi se si po e kalon kohën në karantinë.
“Eshtë dicka shumë e vështirë, kështu se kam pasë kurrë. Tash e kam të rekomanduar nga mjekët që 5-7 ditë të pushoj. E kemi një oborr shumë të madh në shtëpi dhe aty po i bëj stërvitjet. Ekipi ma ka dhënë planin e stërvitjes” – tregoi futbollisti kosovar.