Vendkalimet kufitare në Kosovë vazhdojnë të jenë të lira për qarkullim pavarësisht fluksit të madh të bashkatdhetarëve.
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të dhënat e fundit dhe kolona janë krijuar vetëm në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë. Kolonat në hyrje të kësaj pike arrijnë deri në 600 metra.
Ndryshe, me rregullat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, bashkatdhetarët që hyjnë në territorin e Kosovë duhet të kenë testin negativ për coronavirus.
Theksojmë se në 24-orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 309 raste të reja me coronavirus.