Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll do të luajë për herë të parë një ndeshje zyrtare kundër Kombëtares së Shqipërisë.
Ndeshja do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve Euro 2021 më 15 tetor, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kosova gjendet në pozitën e tretë në grupin e saj, por ka pikë të barabatra me vendin e parë Anglinë dhe Austrinë. Ndërsa, Shqipëria gjendet në vendin e pestë me vetëm dy pikë.