Kënga e shumëpritur e dyshes Ledri Vula dhe Majk, do të publikohet së shpejti, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas shtyerjeve të vazhdueshme shkaku i pandemisë, me datë 9 të këtij muaji pritet që kënga të lansohet.
Lajmin e kanë konfirmuar përmes rrjeteve sociale dy artistët me ç’rast kanë ndarë edhe pamje nga videoklipi.
Por ajo që besohet se do të bie në sy më së shumti, është protagonistja që ata kanë zgjedhur të jetë pjesë e videoklipit.
Modelja bukuroshe Ivana Xhelili, është e përzgjedhura për videoklip. Ajo njihet për bukurinë dhe format e bujshme trupore që posedon.