image Kjo është arsyeja pse rusët po i zhveshin burrat ukrainas

Botë

Kjo është arsyeja pse rusët po i zhveshin burrat ukrainas

news image

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar thotë se forcat ruse po i detyrojnë burrat ukrainas të zhveshen për t’i kontrolluar nëse kanë tatuazhe me simbolika nacionaliste.

Siç thotë ajo, kjo po ndodh në qytetin e rrethuar të Mariupolit derisa ka publikuar edhe fotografitë në Twitter.

Sot shënon dita e 24-të e agresionit rus në Ukrainë. Organizatat ndërkombëtare dhe ato vendore kanë raportuar mijëra të vrarë ku nuk janë kursyer as fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

/GazetaSinjali/