Gazeta Sinjali raportoi dje se një zyrtar i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Prishtinë është ndaluar për 48 orë nga prokuroria.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ai u ndalua nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në raportin 24 orësh policia ka bërë të ditur se ai dyshohet se ka pranuar para nga një person, për t’i ndihmuar atij në kryerjen e një procedure.
Sipas policisë, shuma që ai dyshohet se ka marrë nga viktima është 1 mijë e 490 euro.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/