Klinika Emergjente e Kosovës dhe KFOR-i kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme një ushtrim të përbashkët në kuadër të bashkëpunimit mes klinikës dhe KFOR-it.
Në këtë ushtrim është improvizuar një rast me lëndime në gjoks dhe në krahë, ku është testuar reagimi i klinikës në raste të tilla.
Në ushtrim është përfshirë edhe një helikopter përmes të cilit është improvizuar sjellja e rasteve me lëndime dhe me vlerësim maksimal për ekipet emergjente.
Njoftimi i plotë i QKUK-së:
Klinika Emergjente dhe KFOR-ri, organizuan ushtrim të përbashkët fushor. Klinika Emergjente e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit me KFOR, ka mbajtur ushtrim fushor për reagim në situata emergjente.
Gjatë ushtrimit është improvizuar një rast me lëndime në gjoks dhe krahë dhe është testuar reagimi i klinikës në raste të tilla.
KFOR, ka sjellë një helikopter përmes së cilit është improvizuar ardhja e rasteve me lëndime dhe vlerësimi ka qenë maksimal për ekipet emergjente.
U premtua se në rast të situatave emergjente, KFOR do të përkrahë me helikopter, për të sjellë të lënduarit.
Testimet e tilla dotë vazhdojnë edhe ditën e nesërme nga ora 9:30 deri në 12:00.