image Kjo do të jetë paga marramendëse e Contes në Tottenham

Futboll

Kjo do të jetë paga marramendëse e Contes në Tottenham

news image

Antonio Conte do të jetë trajneri i dytë më i paguar në botë, pasi u emërua trajner i Tottenhamit të martën për ta zëvendësuar të shkarkuarin Nuno Espirito Santo.

Conte nënshkroi marrëveshje 18-mujore me Tottenhamin, deri në qershor 2023, por me mundësi vazhdimi.

Conte, i cili u takua me skuadrën e tij të re për herë të parë sot në mëngjes, rikthehet në Premierligë tri vjet pasi e kishte arritur lavdinë me Chelsean, duke i fituar Premierligën dhe FA Cup.

52-vjeçari do t’i fitojë hiç më pak se 15.6 milionë euro në vit në klubin e Spurs, duke u bërë kështu trajneri i dytë më i paguar në botë, pas Pep Guardiolës së Manchester City.

Guardiola i fiton 23 milionë euro te kampioni i Premierligës.

Diego Simeone i Atletico Madridit është trajneri i tretë më i paguar në botë me 15 milionë euro në vit.

Pas tyre vijnë, Jose Mourinho i Romës me 13 milionë euro në vit, Jurgen Klopp i Liverpoolit me 10.5 milionë euro në vit dhe Massimiliano Allegri i Juventusit me 9 milionë euro në vit.

Ndërsa në Inter, Conte kishte pagë më të vogël, por aspak të dobët, 12 milionë euro në vit. /Gazeta Sinjali Sporti/