image “Më eliminuan nga gara”, martesat e gjinisë së njëjtë përçajnë VV-në në Prizren

Politikë

“Më eliminuan nga gara”, martesat e gjinisë së njëjtë përçajnë VV-në në Prizren

news image

Ben Kizolli anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka thënë se është rrëzuar nga gara për kryetar të Degës në Prizren për shkak të qëndrimit të tij kundër nenit të Kodit Civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

Ai akuzat ndaj partisë së Kurtit i ka bërë përmes një statusi një rrjetin social Facebook. Sipas tij ai është thirrur nga një zyrtar i KZP-së për të treguar mendimin e tij rreth projekt kodiit civil.

“1. Jam “pro” Kodit Civil 2. Jam “Kundër” nenit për komunitetin në fjalë, ngase nuk ka pasur sqarime për qëndrimin final të Lëvizjes për këtë çështje. Në këtë pikë, veçanërisht për çështjen e birësimit që nesër do të rregullohet me ligj, i cili do të ketë mbështetje në këtë KOD, jam KUNDËR. Po, kam status dhe kam përkrahur faqen “Familja”. Po të kishte kaluar në Parlament, nuk kam pasur ndërmend të distancohesha nga Lëvizja, por edhe trajtimin e Lëvizjes për qëndrimin tim ndaj Kodit Civil dhe distancimin nga unë, nuk po e vlerësoj si të shëndoshë”, ka shkruar Kizolli duke treguar se kjo ishte përgjigja e tij.

Ai thotë se pas kësaj përgjigje të dhënë është njoftuar se është eliminuar nga gara për kryetar të Degës së Vetëvendosjes në Prizren.

“Sot, u informova se jam eliminuar nga gara dhe këtë vendim e konsideroj arbitrar dhe shkelje të statutit, i cili kërkon dhe mundëson një frymë demokracie, ku secili anëtar ka të drejtë të zgjedhë e të zgjidhet sipas parimit, ” një anëtar nje votë”. Me eliminimin tim, po degradohet demokracia brenda Lëvizjes, duke e shndërruar garën me një kandidat të vetëm, me parimin “një kandidat një votë”. Pastaj, me mospërshkrim të qartë, të arsyetimit për eliminimin tim, po ma dëmtojnë integritetin dhe dinjitetin”, shtoi ai.

Kizolli në fund të reagimit të tij ka adresuar edhe kritika për humbjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit lokale, duke bërë përgjegjës kryesinë qendrore në Prishtinë për gjithë atë çfarë ka ndodhur.

/GazetaSinjali/