Një nga pedofilët më të tmerrshëm të kohës që jetojmë, i akuzuar për përdhunimin e 71 fëmijëve, është vrarë në burg. Richard Huckle 33 vjeç, pedofil serial në Britaninë e Madhe, ishte dënuar me 22 burgime të përjetshme, por gjeti vdekjen në qeli i vrarë me 71 goditje thike, po aq sa numri i viktimave të abuzimeve të tij.
Mediat vendase dhanë lajmin këtë të hënë, duke e cilësuar si një prej pedofilëve më të rrezikshëm në botë, i cili gjeti vdekjen gjatë së dielës në burgun Full Sutton, të East Yorks.
Huckle, u hetua fillimisht nga policia australiane dhe më pas u deportua në vendin e tij ku u shpall fajtor për 71 përdhunime me fëmijë nga pak muajsh deri në 12 vjeç, krime të kryera në Malajzi, vend ku kishte qëndruar për disa vite, i fshehur pas rolit të një mësuesi misionar protestant, shkruajnë mediat angleze.
Pedofili vepronte kryesisht në lagjet më të varfra të Kuala Lumpur, për të kënaqur epshet e tij. Në ato zona Huckle vepronte prej vitesh, që nga 2006 deri në vitin 2014, ku nën misionin bamirës të një shoqate jofitmprurëse, ai përfitoi në jetimore dhe qendra të ndryshme. Disa nga aktet e tij, Huckle i dokumentoi me foto dhe video, duke i publikuar në një sajt pedofilësh.