image "Kishte pasë gjak në vija të bardha"/ Vetaksident në autostradën Vërmicë - Merdar

Siguri

“Kishte pasë gjak në vija të bardha”/ Vetaksident në autostradën Vërmicë – Merdar

news image

Një vetaksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:20 në autostradën Vërmicë – Merdar, saktësisht në fshatin Duhël të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues që ka kaluar në atë pjesë të autostradës kur ka ndodhur vetaksidenti, ka thënë për Gazetën Sinjali që ka parë gjak në vija të bardha.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në polici për këtë rast, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka pranuar përgjigje.

Ndërkaq, burime të Sinjalit brenda policisë i kanë thënë gazetës se vetura që është vetaksidentuar ka goditur një qen endacak dhe se gjaku ka qenë i qenit./Gazeta Sinjali/