image Organizuan bixhoz të paligjshëm, Gjykata në Prishtinë merr vendim për 9 të dyshuar

Drejtësi

Organizuan bixhoz të paligjshëm, Gjykata në Prishtinë merr vendim për 9 të dyshuar

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj kundër të pandehurve S.F., A.P., S.S., L.P., F.H., G.K., F.S., J.GJ., F.K., RR.M., shkruan Gazeta Sinjali.

Të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, kurse të pandehurit F.S., S.F., dhe F.H., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, të pandehurve S.F., A.P., S.S., L.P., F.H., G.K., F.S., J.GJ., dhe F.K., iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, kurse të pandehurës RR.M., i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit dhe e arrestit shtëpiak janë masa adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të të arratisen dhe ti shmangen thirrjeve të Gjykatës dhe Prokurorisë, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Po ashtu po të gjenden të pandehurit në liri, të njëjtit mund të fshehin, ndryshojnë apo të falsifikojnë provat duke ndikuar në bashkëkryerësit dhe në dëshmitarët e mundshëm si dhe të njëjtit mund të ndikojnë në dëmtimin, zhdukjen dhe asgjësimin e provave konkrete”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/