Një instruktor 40-vjeçar i shkollës së sërfit në Santa Barbara, Matthew Taylor Coleman, është akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve të tij të vegjël me një armë peshkimi me shtizë në Meksikë.
Matthew para autoriteteve tha se besonte se fëmijët e tij do të rriteshin si përbindësha, kështu që ai duhej t’i vriste, duke shtuar se ai ishte i fiksuar nga teoritë e komplotit dhe Illuminati.
Coleman tutje iu tha policëve se po merrte vizione dhe shenja se gruaja e tij kishte ADN gjarpër dhe e kishte kaluar atë te fëmijët e tij.
Pasi gruaja e tij njoftoi autoritetet për vendndodhjen e tij duke përdorur aplikacionin Find My iPhone, Coleman u kap duke u përpjekur të hynte përsëri në ShBA në pikën hyrëse Ysidro.
Ai ishte larguar nga shtëpia me dy fëmijët e tij të shtunën 200 kilometra larg nga Santa Barbara në Rosarito në Meksikë, ku i vrau ata herët në mëngjes.
Ai përdori një armë peshkimi me shtizë për të goditur në zemër djalin e tij Kaleo, 2 vjeç dhe vajzën Roxy, 10 muajsh dhe i hodhi në një fushë jashtë Rosarito, 60 milje në jug të San Diego, kështu iu tha instruktori i sërfit agjentëve federalë.
Sipas deklaratave, kur ata nuk vdiqën, Coleman theri djalin e tij 17 herë dhe vajzën 12 herë të tjera, duke i prerë dorën.
Një ditë para vrasjes Coleman u largua nga shtëpia e tij në Santa Barbara me dy fëmijët e tij me një furgon Mercedes Sprinter duke i thënë gruas së tij Abby Coleman se ata po shkonin në një kamp, por nuk tregoi se ku.
Coleman nuk iu përgjigj asnjë thirrje dhe mesazhi të gruas së tij të shtunën.
Abby raportoi se burri dhe fëmijët e saj ishin zhdukur dhe se ishte e shqetësuar për mirëqenien e familjes së saj./GazetaSinjali/