image Kina shënon rastin e parë me gripin e shpezëve H10N3

Botë

Kina shënon rastin e parë me gripin e shpezëve H10N3

news image

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se një 41 vjeçar në provincën Jiangsu të Kinës është konfirmuar si rasti i parë me gripin e shpezëve H10N3, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të autoriteteve, e datën 28 prill ishte hospitalizuar personi i infektuar me temperaturë dhe manifesitm të simptomave tjera, shkruan Reuters.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje rreth asaj se si është infektuar personi në fjalë por aktualisht personi në fjalë është në gjendje stabile dhe pritet të lirohet nga spitali.

Pas gjurmimit të rasteve me të cilët burri në fjalë ka pasur kontakt, autoritetet nuk kanë gjetur ndonjë të prekur tjetër nga gripi i shpezëve.

Kosmisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, tha se virusi H10N3 është një lloj relativisht më i butë i virusit të shpezëve dhe se rreziku për shpërndarjen masive të tij është shumë i ulët./Gazeta Sinjali/