image Kina shënon numrin më të madh të rasteve me koronavirus që nga 28 prilli

Botë

Pandemia/ Kina shënon numrin më të madh të rasteve me koronavirus që nga 28 prilli

news image

Kina ka shënuar rritje të numrit të infeksioneve ditore me koronavirus.

Kina raportoi 17 raste të reja COVID-19 për 10 maj, duke u rritur nga një ditë më parë dhe duke shënuar rritjen më të lartë ditore që nga 28 prilli, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën, raporton Reuters.

Nga rastet e reja, shtatë ishin të ashtuquajturat raste të importuara që përfshinin udhëtarët nga jashtë, krahasuar me dy infeksione të importuara në 9 maj.

Pesë nga rastet e reja u raportuan në qytetin qendror Wuhan, ku shpërthimi u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019, duke shënuar më të lartat që nga 11 mars, transmeton lajmi.net.

Numri i përgjithshëm i rasteve tani është 82.918 dhe numri i vdekjeve mbeti i pandryshuar në 4,633.

Numri i rasteve asimptomatike COVID-19, ata që ishin të infektuar por nuk shfaqnin simptoma, ra në 12 në 10 maj krahasuar me 20 të raportuar një ditë më parë./ Gazeta Sinjali/