Autoritetet shëndetësore në Kinë kanë publikuar bilancin e fundit 24 orësh lidhur me rastet e reja me koronavirus.
Kina regjistroi 10 raste të reja pozitiv me COVID-19, njoftoi të premten Komisioni Kombëtar i Shëndetit i vendit, raporton Reuters.
Nga këto 10 raste, 9 u konsideruan si raste të importuara të regjistruara në Guangdong, Jiangsu, Shandong, Guangxi, Shaanxi dhe Shanghai.
Komisioni gjithashtu raportoi pesë raste të reja asimptomatike, të cilat numërohen veçmas në Kinë./ Gazeta Sinjali/