Kina ka regjistruar dje 13,146 raste me Covid-19, shifra më e lartë që nga kulmi i valës së parë, më shumë se dy vjet më parë. Kështu kanë deklaruar autoritetet shëndetësore vendase.
Janë 1,455 pacientë me simptoma dhe 11,691 asimptomatikë, ndërsa asnjë vdekje e re nuk është raportuar, tha në një deklaratë Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
Pothuajse të gjithë 25 milionë banorët e Shangait, kryeqyteti ekonomik i Kinës, janë në izolim që nga e shtuna. Ditët e fundit qyteti është bërë epiqendra e një vale të re kontaminimi të lidhur me Omicron. Disa dhjetëra miliona kinezë janë gjithashtu në izolim në veri-lindje të vendit, djepin e industrisë së automobilave, shkruan A2CNN.
Kina, ku koronavirusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, është një nga vendet e fundit në botë që praktikon një politikë “Zero Covid” që synon parandalimin e shfaqjes së rasteve të reja përmes bllokimeve, testeve masive, izolimit sistematik të personave të infektuar dhe mbylljen e pjesshme të kufijve.