image Kina pranon se pandemia ka shfaqur dobësitë e sistemit shëndetësor

Botë

Kina pranon se pandemia ka shfaqur dobësitë e sistemit shëndetësor

news image

Pandemia e koronaviruist është “test i madh” që ka shfaqur dobësitë e sistemit publik shëndetësor në Kinë, ka thënë një zyrtar i lartë në media kineze.

Ngjarja e rrallë e pranimit të përgjegjësisë nga drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, Li Bin, ka ardhur pas kritikave të vazhdueshme për përgjigjen e Kinës gjatë fillimit të përhapjes së koronavirsuit.

Li u tha gazetarëve se pandemia ishte sfidë e madhe për udhëheqësinë e Kinës dhe se shfaqi “lidhjet e dobëta në mes të adresimit të epidemisë madhore dhe sistemit publik të shëndetësisë”.

Kina është akuzuar për përgjigje shumë të ngadalshme ndaj shenjave të hershme të virusit në Ëuhan, prej ku filloi përhapja, dhe për dështim në alarmimin e komunitetit ndërkombëtar për përhapjen e virusit.

Kina nuk i ka pranuar thirrjet për hetim të pavarur ndërkombëtar për origjinën e virusit.

Një raport i Bashkimit Evropian në prill e akuzoi Kinën për shpërndarjen e informacioneve të rreme gjatë krizës.

Në Kinë, nga koronavirusi, e kanë humbur jetën 4 mijë e 637 persona, sipas qendrës së statistikave të universitetit Johns Hopkins ndërsa 84 mijë persona janë infektuar. Në nivel global kanë vdekur 275 mijë ndërsa janë infektuar afërsisht 4 milionë persona./GazetaSinjali/