Kina ka hedhur në hapësirë një nga raketat më të fuqishme në botë-, duke bërë kështu një hap më shumë drejt misionit të tyre për të dërguar një robot në Mars brenda vitit 2020.
Raketa “Long March 5” u nis që nga baza në Uençang, në ishullin Hainan, këtë të premte, duke mbartur një satelit Shixhian 20.
Raketa u lëshua në orën 12:45, dhe sateliti u dërgua në orbitë pas 33 minutash, sipas agjencisë kineze të lajmeve, Çinhua.
Suksesi i “Long March 5” vjen pas problemeve që patën në vitin 2017, kur hedhja në hapësirë nuk u realizua dot./Gazeta Sinjali/