image Kina ndanë 1.4 miliardë dollarë për parandalimin e virusit vdekjeprurës

Botë

Epidemia/ Kina ndanë 1.4 miliardë dollarë për parandalimin e virusit vdekjeprurës

news image

Qeveria kineze ka ndarë një fond prej 1.4 miliardë dollarë amerikanë për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky fond do të përdoret kryesisht për të parandaluar dhe kontrolluar përhapjen e pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri. Ndërkohë, shumë ekipe mjekësore po shkojnë në provincën Hubei të Kinës për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

136 punonjës mjekësorë nga 12 spitale në Pekin shkuan në Wuhan, të hënën për të marrë pjesë në luftën kundër epidemisë.

Ky virus vdekjeprurës ka shkaktuar deri tani 106 vdekje, dhe mbi 4 mijë e 500 janë konfirmuar se janë të prekur nga ky virus dhe 900 prej tyre janë në gjendje të rëndë./Gazeta Sinjali/