image Kina kufizon publikimin e studimeve për origjinën e koronavirusit

Botë

Pandemia/ Kina kufizon publikimin e studimeve për origjinën e koronavirusit

news image

Kina ka vendosur kufizime në publikimin e kërkimeve shkencore lidhur me origjinën e koronavirusit të ri. Lajmi raportohet nga CNN, pas një vëzhgimi të materialeve të hequra në uebsajtet e universiteteve më të rëndësishme të këtij shteti. 

Sipas ligjit të ri, të gjitha dokumentet akademike për Covid-19 do të kalojnë përmes një “site” vettingu përpara se të publikohen. Studimet për origjinën e virusit duhet të marrin aprovimin e zyrtarëve të qeverisë së Pekinit, ndërsa të gjitha shkrimet e mëhershme janë fshirë.

Kjo është përpjekja e radhës e Kinës për të kontrolluar narrativën e origjinës së virusit pandemik, që u ka marrë jetën më shumë se 100 000 personave dhe ka infektuar rreth 2 milionë vetë që prej shpërthimit në Wuhan në dhjetor të vitit 2019. 

Regjimi komunist kërkon që me këtë vendim të shmangë nuancat e racizmit kundrejt Kinës apo personave me origjinë aziatike. 

Ndërkohë, “Nature”, një nga revistat shkencore më të njohur në botë, kërkoi falje publike për lidhjen e koronavirusit me Kinën, gjë e cila mund të ketë nxitur stigmatizimin e aziatikëve në të gjithë planetin. Kjo media publikoi dhe një editorial në disa gjuhë të titulluar: “Ndaloni stigmën e koronavirusit menjëherë”, ndërsa bën thirrje që të mos përdoret termi “virusi kinez”. 

Më herët, edhe revista shkencore “The Lancet” publikoi një artikull duke kërkuar një përpjekje të përbashkët nga të gjitha shtetet e botës për të luftuar ksenofobinë e nxitur nga pandemia Covid-19. /Gazeta Sinjali/