Krematoriumet në Kinën qendrore punojnë 24 orë për të kremifikuar të gjithë trupat e të vdekurve nga koronavirusi, gjersa është lëshuar edhe një shpallje ku kërkohen njerëz për ta bërë këtë punë.
Një krematorium në Wuhan, qendra e epidemisë, kërkon 20 punëtorë për një ndërrim katër orësh brenda natës, një pagë prej 4,000 juan (rreth 510 euro). Përndryshe, paga mesatare në Wuhan është rreth 8,450 juanë (1,073 euro), shkruajnë mediat e huaja.
Çdokush midis moshës 16 dhe 50 vjeç mund t’i përgjigjet shpalljes, pavarësisht nga gjinia, dhe në reklamë thuhet se punëtorët e ardhshëm “duhet të jenë të guximshëm dhe të mos kenë frikë nga fantazmat”.
Ndërkohë, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga shpërthimi i koronavirusit të ri në vend, tashmë zyrtarisht i njohur si COVID-19, është rritur në 1.896 njerëz./Gazeta Sinjali/