Disa mjekë kinezë kanë udhëtuar drejt Serbisë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.
Mjekët kanë sjellë me vete edhe materiale mjekësore si: maska, doreza, respiratorë dhe pajisje të shpejta për t’i testuar pacientët nëse janë të prekur ose jo me koronavirus.
Bëhet fjalë për gjashtë ekspertë mjekësorë dhe më shumë se 10 tonë materiale ndihmëse.
Kujtojmë se deri më tani, një preson ka humbur jetën si pasojë e përhapjes së koronavirusit në Serbi dhe më shumë se 100 të tjerë janë infektuar.