Holanda, Spanja dhe Turqia kanë vënë në dyshim cilësinë e produkteve pandemike të Kinës si të maskave të fytyrës dhe testeve për COVID-19. Kina po dërgon miliona maska dhe pajisje mjekësore në të gjithë botën për të luftuar COVID-19.
Shtetet që po blejnë produktet mjekësore te Kinës përfshijnë Serbinë, Holandën, Spanjën, Turqinë, Liberinë, Francën, Filipinet dhe Republikën Çeke.
Holanda ktheu 600,000 maska kineze për fytyrën, dërguar në 21 mars, pjesë e një dërgese prej 1.3 milionë maskash në total pasi ato nuk përmbushnin standardet e cilësisë.
Një inspektim zbuloi se maska FFP2 nuk e mbronte si duhet fytyrën ose kishte membrana defektive të filtrit. Në fillim të këtij muaji, Kina i dhuroi Holandës 800,000 maska për fytyrën.
Në Spanjë, qeveria tërhoqi nga përdorimi 8,000 komplete testimi të shpejta kineze për shkak të shqetësimeve për rezultate të pasakta. Spanjollët kthyen mbrapsht drejt Kinës 50,000 pajisje të tjera testimi që nuk ishin shpërndarë.
Spanja thotë se ka shpenzuar 432 milionë Euro për blerje të pajisjeve mjekësore nga Kina, shumë që përfshin edhe 5.5 milionë teste. Edhe Turqia ka gjetur një numër të papërcaktuar të testit të antigjenit të dërguar nga Kina jo në standardet e kërkuara.
Pretendimet për cilësinë e ulët të mallit kinez vijnë ndërsa tensionet po rriten mes BE-së e SHBA-së ndaj “zemërgjerësisë” të Pekinit se kush janë partnerët më të besueshëm ndërkombëtarë në krizën globale. Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e Jashtme, tha javën e kaluar se ekzistonte një “komponent gjeopolitik” i krizës COVID-19, një “luftë për ndikim përmes politikës së bujarisë. Kina po “dërgon pajisje dhe mjekë nëper Evropë” dhe “po propagandon në mënyrë agresive mesazhin se, ndryshe nga SHBA, është një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm”.