image Kina anulon ngjitjen pranverore në Everest për shkak të koronavirusit

Botë

Kina anulon ngjitjen pranverore në Everest për shkak të koronavirusit

news image

Kina, për shkak të shqetësimeve të pandemisë ka vendosur ta anulojë sezonin pranveror 2021 të ngjitjes nga ana tibetiane të Mount Everestit, e cila cilësohet si maja më e lartë në botë, ka thënë të shtunën agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Kjo agjenci ka cituar një njoftim të ditës së premte nga Administrata e Përgjithshme e Sportit, e cila vjen pas një situate të rëndë pandemie.

Nepali ka aq shumë mungesa të bombolave ​​të oksigjenit saqë u ka kërkuar malësorëve t’i kthejnë bombolat e boshatisura, teksa paraprakisht kishte lëshuar një leje për 408 alpinistë për të ngjitur Everestin në sezonin prill-maj, pas mbylljes së vitit të kaluar.

Ndërsa në të kundërtën, një total prej 21 alpinistësh kinezë kishin siguruar miratimin për ngjitjet e pranverës.

Nga ana tjetër, të dielën e kaluar media shtetërore kineze ka thënë se Kina do të vendoste “një vijë ndarjeje” në samitin e Everestit, për të parandaluar përzierjen e alpinistëve nga Nepali dhe atyre që ngjiten nga ana e Tibetit, si një masë paraprake.

Everesti është ngjitur nga më shumë se 6,000 alpinistë që nga pushtimi i parë i tij nga Edmund Hillary dhe Sherpa Tenzing Norgay në vitin 1953, e ku të paktën 311 njerëz kanë vdekur në shpatet e këtij mali, i cili është i lartë 8,849 metra. /GazetaSinjali/