image Kim Jong Un vëzhgon nga afër testimin e një sistemi të ri armësh

Botë

Kim Jong Un vëzhgon nga afër testimin e një sistemi të ri armësh

news image

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka qenë i pranishëm dhe ka parë nga afër testimin e një sistemi të ri armësh. Mediat e huaja bëjnë me dije se shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në Seul njoftoi se dy raketa u hodhën nga bregu lindor i Koresë së Veriut në det.

Sipas stafit të Koresë së Jugut, bombardimi goditi pak pas mesditës në zonën e Hamhung rreth orës 18:00 me orën lokale, duke arritur një shpejtësi prej 25 km dhe duke arritur një shpejtësi maksimale prej 110 km nën 4 Mach.

Mediat e huaja kanë publikuar foto të Kim që duket i buzëqeshur, i rrethuar nga zyrtarë me uniformë duke festuar ndërsa shikon atë që përshkruhet si një gjuajtje provë.

Lloji i ri i sistemit të armëve të drejtuara… ka një rëndësi të madhe në drejtim të përmirësimit drastik të fuqisë së zjarrit të njësive të artilerisë me rreze të gjatë në vijën e frontit dhe rritjes së efikasitetit operacional të armëve taktike bërthamore”, shkruan abcnews.

Testi i fundit raketor i Phenianit erdhi vetëm disa javë pasi Koreja e Veriut rifilloi testimin e raketave balistike ndërkontinentale për herë të parë që nga viti 2017.

Zyrtarët në Seul dhe Uashington thonë se ka indikacione se Koreja e Veriut mund të rifillojë së shpejti testimet bërthamore.

/GazetaSinjali/