image Kili zbulon rastin e parë të gripit të shpendëve tek njeriu

Botë

Kili zbulon rastin e parë të gripit të shpendëve tek njeriu

news image

Autoritetet shëndetësore të Kilit kanë identifikuar rastin e parë njerëzor të gripit të shpendëve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Santiago. Ai është një 53-vjeçar me grip të rëndë. Sipas ministrisë, pacienti ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

Autoritetet po kryejnë një hetim për të përcaktuar burimin e infeksionit dhe po gjurmojnë kontaktet e pacientit. Autoritetet kiliane kishin raportuar raste të H5N1 te shpendët e egër në fillim të dhjetorit. Shpërthimet e fundit në fermat e shpendëve kanë detyruar qeverinë të pezullojë eksportet e shpendëve.

Raste janë regjistruar edhe në fermat e shpendëve në Argjentinë, megjithatë Brazili që vendi me eksportet më të mëdha të shpendëve në botë nuk ka zbuluar asnjë rast, duke mbetur zyrtarisht i lirë nga virusi. Autoritetet shëndetësore të Kilit vunë në dukje se virusi mund të transmetohet nga zogjtë ose gjitarët detarë te njerëzit, por nuk ka asnjë rast të njohur të transmetimit nga njeriu te njeriu në vend.

/GazetaSinjali/