image Kienzler: Parkimi i veturës së EULEX-it tregon se si e trajtojnë ndërkombëtarët Kosovën

Kosovë

Kienzler: Parkimi i veturës së EULEX-it tregon se si e trajtojnë ndërkombëtarët Kosovën

news image

Drejtoresha e Qendrës britanike për Shoqëri dhe Shëndet Mendor, Hanna Kienzler, vlerëson se parkimi i pavend i veturës së misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, tregon se si e ka trajtuar komuniteti ndërkombëtar Kosovën që prej luftës.

Kienzler, pyeti në Twitter se pse u bë kaq bujë për parkimin e pavend të veturës së EULEX-it. Sipas saj, Kosova për ndërkombëtarët është vetëm laborator eksperimental.

“Pse u bë bujë rreth një parkimi të gabuar të veturës së EULEX-it? Kërkimfalja e EULEX-it për sjelljen nuk ka kuptim. Nuk është absolutisht sjellje individuale – situata simbolizon mënyrën se si komuniteti ndërkombëtar e ka trajtuar Kosovën që nga lufta: një laborator eksperimental ku bëhet çdo gjë”, ka shkruar ajo.

Pasi u bë lajm parkimi i turpshëm i veturës së misionit evropian, EULEX-i reagoi duke thënë se e dënojnë fuqishëm sjelljen e personelit të tyre që e ka parkuar veturën në atë mënyrë.

Misioni evropian për sundimin e ligjit tha se “garantojmë marrjen e masave të duhura disiplinore”, për autorin.

/GazetaSinjali/