Orhidea Latifi e njohur me emrin artistik si Kida, është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun.
Krahas muzikës ajo është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron mijëra ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali
Së fundmi, artistja ka publikuar dy imazhe në Instagram, në të cilat shfaqet e veshur e gjitha në ngjyrë rozë.
Kida ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit në këto fotografi, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë fjalët më të mira për të.
Ndryshe, ditë më parë këngëtarja ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, për të cilin nuk ka dhënë shumë detaje.
“Tela” është kënga e fundit e artistes në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Kënga është publikuar në muajin qershor dhe deri më tani numëron mbi 37 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/