image Kharkivit i dhurohen 60 tonë ushqim

Botë

Kharkivit i dhurohen 60 tonë ushqim

news image

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka thënë se ka dorëzuar 60 tonë ushqime dhe ndihma tjera në Kharkiv të shtunën.

Maxime Zabaloueff, Shefi i Misionit në KNKK, tha në një deklaratë për shtyp se ndihma është për “njerëzit që kanë vuajtur pasojat e tmerrshme të bombardimeve në këtë qytet”, shkruan Al Jazeera.

Raketat kanë goditur pamëshirshëm Kharkivin, i vendosur vetëm 40 kilometra larg kufirit rus, duke penguar dërgimin e ndihmave humanitare shumë të nevojshme.

/GazetaSinjali/